Job Vacancies

1 Step 1
keyboard_arrow_leftPrevious
Nextkeyboard_arrow_right

We are looking for experts to join our wonderful team. Do you have expertise in one of the fields listed below? Apply now!

Kordinator për Sigurinë, Shëndetin dhe Mjedisin në Punë

Përmbledhje e pozicionit:

Roli i Kordinatorit të Sigurimit Teknik, Mjedisit, Shëndetit në Punë përfshin aplikimin dhe zbatimin e planeve, procedurave, normave, rregulloreve të vendosura nga Kompania Abkons gjatë aktiviteteve të saj të biznesit, në raport me legjislacionin vendas dhe praktikave më të mira ndërkombëtare për Sigurinë Teknike dhe Shëndetin në Punë.

Detyrat dhe përgjegjësitë përfshihen në këto pika por jo vetëm:

  • Përgatit dokumentin e Përgjithshëm/Specifik te Vlerësimit të Rrezikut bazuar në pozicionet e punës për çdo punonjës të kompanisë sipas profilit dhe pozicionit të punës se tyre.
  • Raporton te Drejtuesi i Departamentit për mangësitë e konstatuara përsa i perkët çështjeve të SSHP ne punë, në raport me kërkesat ligjore dhe del me rekomandime.
  • Harton dhe paraqet për miratim te Drejtuesi i Departamentit, Planet Operative të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë për aktivitetet e biznesit që ndjek Kompania Abkons.
  • Harton politikat,procedurat, formatet dhe metodologjitë për Sigurinë Teknike, Mjedisin dhe Shëndetin në Punë bazuar në llojin e aktiviteteve të biznesit qe kryen Kompania Abkons dhe i paraqet ato për rishikim dhe miratim te Drejtuesi i Departamentit.
  • Koordinon veprimet/masat me Drejtuesin e Departamentit që duhen të merren sipas udhëzimeve që nxjerr Keshilli i Sigurisë së Kompanisë Abkons.
  • Përgatit dokumentacionin dhe prezantimet e nevojshme për trajnimin e personelit të kompanisë Abkons, Kontraktorëve dhe Nën-Kontraktorëve të tij për Sigurinë Teknike dhe Shëndetin në Punë.
  • Harton Planet e Emergjencës në rast zjarri/termeti apo cdo situate tjetër të rrezikshme për ambientet ku operon kompania Abkons dhe përgatit dhe afishon Planin e Evakuimit.
  • Kryen rolin e Koordinatorit për kompaninë Abkons ndërmjet Klientëve, Kontraktorëve dhe Nënkontraktorëve dhe mban komunikim me partnerët e kompanisë Abkons.
  • Kontrollon pershtatmërinë e dokumentacionit dhe metodologjitë të paraqitura nga Kontraktorët, Nën-Kontraktorë për sigurimin teknik gjatë fazës së projektim/zbatim të projekteve që ka kompania Abkons, kryen refuzimin, pranimin dhe komentet përkatëse plotësuese të këtij dokumentacioni.
  • Ndjek udhëzimet nga Klientët e kompanisë Abkons në hartimin e dokumentacionit të nevojshëm për Sigurinë Teknike dhe Shëndetin në Punë sipas marrëveshjeve kontraktuale mes palëve.
  • Raporton te Drejtuesi i Departamentit, zbatimin e procedurave dhe rregulloreve që vijnë nga Klienti.
  • Kryen inspektime në mënyrë periodike mbi zbatimin e Planeve Operative të Sigurisë, procedurave dhe rregullave për Sigurinë Teknikenga personeli i punësuar nga kompania Abkons, nga Kontraktorët dhe Nën-Kontraktorët e tij dhe del me Raport Inspektimi.
  • Kryen inspektime në mënyre periodike mbi zbatimin e Planeve Operative të Sigurisë, procedurave dhe rregullave për Sigurinë Teknike në raport me kërkesat e Klientit për Sigurinë Teknike dhe Shëndetin në Punë dhe del me Raport Inspektimi.
  • Krijon dhe zhvillon informacionin e nevojshëm me të dhënat e nevojshme të performancës për Sigurinë Teknike së kompanisë dhe e paraqet atë për rishikim dhe aprovim te Drejtuesi i Departamentit.
  • Del me rekomandim për marrje mase displinore te Departamenti i Burimeve Njerëzore të kompanisë Abkons për punonjëit që thyejnë rregullat e sigurimit teknik dhe Shëndetit në Punë, mbas marrjes së miratimit nga Drejtuesi i Departamentit të Sigurisë Teknike.

Kualifikimet dhe Kërkesat:

  • Të ketë mbaruar Arsimin e Lartë per Inxhinieri në një nga këto profile: Ndërtim, Elektrike, Mekanike, Mjedis;
  • Të këtë minimumi 3 vjet eksperiencë të përgjithshme në ndërtim/rehabilitim/mbikqyrje/mirëmbajtje të projekteve të inxhinierisë civile ku nga keto 3 vitet e fundit si Supervizor, Koordinator për Sigurinë Teknike dhe Shëndetin në Punë.
  • Të ketë aftësi të punojë në mënyrë individuale dhe në grup;
  • Të jetë i disponueshëm për të kryer inspektime në terren jashtë Tiranës, në varësi të projekteve qe ka kompania Abkons.
  • Aftësi shumë të mira në vendimmarrje dhe zgjidhje të problemeve;
  • Aftësi për të ndërtuar marrëdhënie pozitive brenda kompanisë dhe i/e aftë të ndërtojë ekspertizë profesionale me integritet dhe përkushtim;
  • Aftësishumë të mira komunikuese, analitike, operacionale dhe koordinuese;
  • Njohuri shumë të mira në gjuhën angleze (njohje e çdo gjuhe tjetër përbën avantazh);
  • Preferohet të jetë zotërues i kualifikimeve dhe certifikimeve si NEBOSH.IOSH nga akreditues të njohur kombëtare dhe ndërkembëtare;